Shtëpia e Bardhë dhe BE-ja dënojnë sulmin ajror në stacionin e mbushur plotë

Bota

Shtëpia e Bardhë dhe BE-ja dënojnë sulmin ajror në stacionin e mbushur plotë

Nga: M.H. Më: 8 prill 2022 Në ora: 15:54
Ursula von der Leyen

Shtëpia e Bardhë ka dënuar imazhet e tmerrshme dhe shkatërruese të një sulmi vdekjeprurës në një stacion treni në Ukrainë.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën kundër agresionit rus, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kate Bedingfield në një intervistë për CNN, përcjell “Bota sot”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjithashtu dënoi sulmin, duke thënë: Sulmi me raketa këtë mëngjes në një stacion treni që përdoret për evakuimin e civilëve në Ukrainë është i neveritshëm”.

Jam e tmerruar nga humbja e jetës dhe do t'i shpreh personalisht ngushëllimet e mia Presidentit Zelenskyy”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat