Gjithçka në Mariupol është shumë e ndërlikuar, kaotike dhe e ngadaltë

Bota

Gjithçka në Mariupol është shumë e ndërlikuar, kaotike dhe e ngadaltë

Nga: V.N Më: 22 prill 2022 Në ora: 00:05
Foto e luftës në Ukrainë

Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk u kërkoi falje banorëve të Mariupolit për përpjekjet e dështuara të evakuimit nga qyteti port i rrethuar. Në një postim në Telegram, ajo tha se "çdo gjë është shumë e ndërlikuar, kaotike, e ngadaltë dhe, natyrisht, e pandershme" nga pala ruse, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Autoritetet ukrainase janë përpjekur të evakuojnë njerëzit nga Mariupol gjatë gjithë konfliktit dhe përpjekjet humanitare shpesh anuloheshin për shkak të mungesës së bashkëpunimit rus, sipas Ukrainës.

Vereshchuk tha se granatimet pranë një prej pikave të grumbullimit të evakuimit në qytet e detyruan Ukrainën të mbyllte korridorin humanitar për në Zaporizhzhia.

Ajo shtoi: "Ne nuk do të heqim dorë nga përpjekjet për t'ju nxjerrë nga atje! Prisni!".

Siç kemi raportuar, Ukraina shpresonte të evakuonte 6,000 njerëz të mërkurën, por rreth 80 ishin në gjendje të arrinin në Zaporizhzhia të kontrolluar nga Ukraina.

Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se 100,000 njerëz janë aktualisht të bllokuar në Mariupol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat