Zelensky: Zbulohet varri masiv me rreth 900 kufoma në Kiev

Bota

Zelensky: Zbulohet varri masiv me rreth 900 kufoma në Kiev

Nga: A.M Më: 29 prill 2022 Në ora: 23:17
Volodymyr Zelensky.

Një tjetër varr masiv që përmban 900 trupa është gjetur në rajonin e Kievit, njoftoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në një intervistë për mediat polake, ai akuzoi trupat ruse për "pastrimin e gjurmëve" dhe përdorimin e krematoriumeve të lëvizshëm për të djegur kufomat.

"Askush nuk e di se sa njerëz vdiqën në total. Do të ketë pasoja, do të ketë një hetim," tha Zelensky.

Ai nuk dha detaje të tjera.

Ukraina më herët akuzoi trupat ruse për vrasjen e qindra civilëve në Bucha, Borodyanka dhe Irpin - qytete pranë kryeqytetit Kiev, të cilat ishin të pushtuara për javë të tëra nga Rusia.

Moska i hedh poshtë akuzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat