Goditje për Rusinë/ Ukrainasit vrasin snajperistin më të mirë rus

Bota

Goditje për Rusinë/ Ukrainasit vrasin snajperistin më të mirë rus

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 18:16
Alexander Kislinsky

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë vrarë snajperistin më të mirë rus, Alexander Kislinsky, gjatë një përleshjeje në Donetsk.

Lajmi është bërë i ditur përmes disa kanaleve ruse në Telegram.

Kislinsky, një snajper nga Brigada e 22-të Spetsnaz, e vendosur në Ukrainë, dhe e përshkruar si më e mira e trupave ruse, është varrosur në Rusi, pasi Kremlini riatdhesoi trupin. Rusia e quan snajperin veteran të vrarë në Ukrainë si një “hero” dhe një “luftëtar që meriton kujtim të përjetshëm”.

Fotot e fundit të postuara të Alexander Kislinsky në front tregojnë snajperin pranë tankeve ruse të shenjuar me “Z”.

Gjithashtu, në një nga videot e fundit ku shihet luftëtari, ai mban një fjalim në favor të luftës dhe kundër komandove “naziste” që, sipas Rusisë, po luftojnë në mbrojtje të Ukrainës: “Me teknologjinë tonë moderne do të përfundojmë çdo punë. Shikojini ata se si ecin me krenari, të veshur me uniformat e tyre naziste. Ata mendojnë se ne nuk i shohim, por ne do t’i kapim”.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat