Joshin ariun me ushqim, minatorët rusë kamuflojnë eksplozivin në pjatë – filmojnë momentin kur hedhin në erë kafshën e egër

Bota

Joshin ariun me ushqim, minatorët rusë kamuflojnë eksplozivin në pjatë – filmojnë momentin kur hedhin në erë kafshën e egër

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 15:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grup i minatorëve rusë kishin menduar një ide të tmerrshme për ta “neutralizuar” një ari.

Ata vendosën në pjatën me ushqim lëndë shpërthyese, ku në momentin që ariu ndjeu aromën dhe ua afrua – ata aktivizuan eksplozivin që hodhi në erë ariun në Siberi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ata regjistruan këtë moment të tmerrshëm, ku dëgjohen duke biseduar mes vete dhe inkurajojnë autorin e kësaj vepre që ta aktivizojë bombën.

Për ta joshur ariun, ata hodhën ushqim në pjatë duke e maskuar bombën e vënë – pra eksplozivin e montuar.

E zyrtarë në Yakutia të Siberisë, që konsiderohet si rajoni më i ftohtë në Rusi, po akuzojnë minatorët për vrasjen e kafshës në mënyrën më të tmerrshme. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat