Këmbimi valutor/ Rritet dollari amerikan, dobësohet sërish Euro! Me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Bota

Këmbimi valutor/ Rritet dollari amerikan, dobësohet sërish Euro! Me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht teksa është blerë këtë të hënë me 113.9 lekë dhe është shitur me 119.9 lekë krahasuar me javën e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq është dobësuar gjatë fundjavës, teksa në raport me javën e shkruar blihet këtë filli jave me 115.3 lekë dhe shitet me 121.3 lekë.

Edhe Paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me javën që lamë pas blihet sot me 136.5 lekë dhe shitet me 141.5 lekë.

Franga zvicerane ka regjistruar një rritje të ndjeshme të vlerës pasi në raport me javën e shkuar është blerë sot me 116 lekë dhe është shitur me 122.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Image
Grafiku
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat