Dalin datat, ja kur do të mbahet referendumi për bashkimin e Luhanskut, Donetskut dhe Khersonit më Rusinë

Bota

Dalin datat, ja kur do të mbahet referendumi për bashkimin e Luhanskut, Donetskut dhe Khersonit më Rusinë

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Midis 23 dhe 27 shtatorit do të mbahen referendum për integrimin e Luhnskut, Donetskut dhe Khersionit në republikën e Rusisë.

Kështu kanë vendosur këshilltarët administrativë rusofilë të Republikave Popullore të dy rajone të Donbasit, raporton media ruse Ria Novosti.

“Referendumi për hyrjen e Republikës Popullore të Luhanskut në Federatën Ruse si subjekt i Federatës Ruse do të mbahet nga 23 deri më 27 shtator”, tha kreu i Republikës Popullore të Donetskut.

Nga ana e tij, kreu i administratës rajonale të Khersonit, Vladimir Saldo, ka thënë se ka nënshkruar një dekret për referendumin për hyrjen e rajonit në Federatën Ruse si subjekt i plotë i një shteti të vetëm.

“Ju informoj se, sipas dekretit, referendumi do të mbahet nga data 23 deri më 27 shtator 2022. Dekreti përcakton procedurën për organizimin e votimit dhe mbajtjen e referendumit në territorin e rajonit Kherson, si dhe përcaktimin e përgjegjësi administrative dhe penale për shkeljen e këtyre rregullave” , tha ai në kanalin e tij Telegram

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat