​Sonte në Nju Jork mbahet takim urgjent për Putinin, kanë mbërritur detajet

Bota

​Sonte në Nju Jork mbahet takim urgjent për Putinin, kanë mbërritur detajet

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 22:56
Vladimir Putin

Ministrat e Jashtëm të BE-së, të cilët aktualisht ndodhen në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, do të mbajnë një takim urgjent ku do të diskutojnë ngjarjet e fundit lidhur me pushtimin rus të Ukrainës.

Shefi i Punëve të Jashtme dhe Sigurisë së BE-së Josep Borell, tha se takimi u thirr pas një fjalimi të presidentit rus Vladimir Putin, të cilin kryediplomati evropian e përshkroi si një kërcënim të nënkuptuar nga lideri rus për të përdorur armë bërthamore.

"Menjëherë pasi mësova për fjalët e Putinit, thirra një takim të jashtëzakonshëm dhe ad hoc joformal të ministrave të jashtëm të BE-së për sonte me qëllim që të bien dakord për një pozicion të përbashkët. Dhe qëndrimi i përbashkët, jam i sigurt, mund të përmblidhet në këtë: Ne nuk do të frikësohemi dhe do të vazhdojmë me mbështetjen e plotë për sovranitetin e Ukrainës”, tha ai.

Borrell tha se Putin dukej "sikur po fliste me panik dhe dëshpërim" në njoftimin e tij për mobilizimin e menjëhershëm të pjesshëm të qytetarëve rusë. Ai tha se me këtë Putin vuri një aksion edhe më të madh në strategjinë e tij të dështuar.

"Duke kërcënuar se do të përdorë armë bërthamore, ai po përpiqet të frikësojë Ukrainën dhe të gjitha vendet që e mbështesin. Por ai nuk do të ketë sukses", tha Borrell.

Ai tha se ministrat do të diskutojnë kërcënimin e Putin, për shprehur edhe një herë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

“Ministrat do të diskutojnë është si të vazhdohet mbështetja ushtarake për Ukrainën dhe si të vazhdohet të ushtrojë presion mbi Rusinë”, tha Borrell duke shtuar se sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë "do të jenë në tryezë".

"Do të filloj të propozoj se çfarë të bëjmë me sanksionet. Dhe ne do të forcojmë kontaktin tonë me të gjitha vendet në botë për të ndarë shqetësimin tonë të madh për këtë situatë," tha Borrell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat