Ivanishvili thotė se nuk i ka dhėnė ultimatum presidentit

Miliarderi Bidzina Ivanishvili, koalicioni i tė cilit fitoi zgjedhjet parlamentare nė Gjeorgji, thotė se thirrja e tij drejtuar presidentit tė vendit, Mikheil Saakashvili, qė tė japė dorėheqje nga posti i tij, nuk ishte ultimatum.
Sot pritet tė dalin edhe rezultatet e plota dhe pėrfundimtare tė zgjedhjeve parlamentare, qė u mbajtėn tė hėnėn.
Menjėherė pasi Saakashvili e pranoi disfatėn e partisė sė tij nė zgjedhjet parlamentare, Ivanishvili kėrkoi dorėheqjen e tij, duke e akuzuar pėr krijimin e njė klime gėnjeshtrash, dhune dhe torture.
Mandati i dytė dhe i fundit presidencial i Saakashvilit pėrfundon nė vitin 2013. Ivanishvilli tha sot se pėr tė mirė e vendit, ai ėshtė i gatshėm pėr dialog.
Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen e ka pėrgėzuar Gjeorgjinė pėr mbajtjen e zgjedhjeve historike, por gjithashtu e ka inkurajuar qė tė ndjekė reforma mė tė thella demokratike.








































Komentet