Sergei Lavrov shfaqet duke buzëqeshur

Bota

Sergei Lavrov shfaqet duke buzëqeshur

Nga: A.SH Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 11:10
Sergei Lavrov

Kjo imazh është shpërndarë nga agjencia ruse e lajmeve TASS, ku shfaqet Sergei Lavrov duke buzëqeshur para një pishine në Bali, përcjell Bota sot.

Në minutat e fundit, dolën raporte se ministri i jashtëm rus ishte shtruar në spital pasi mbërriti në Indonezi për samitin e G20.

Rusia e ka mohuar me vendosmëri këtë dhe ministria e saj e jashtme ndau një video që shfaqte zotin Lavrov në dhomën e tij të hotelit.

Që atëherë, guvernatori i Balit i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Lavrov u dërgua në spital për një "kontroll" dhe më vonë u la në gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat