Në Ankara po zhvillohet takimi mes drejtorit të CIA-s amerikane dhe SVR-së ruse

Bota

Në Ankara po zhvillohet takimi mes drejtorit të CIA-s amerikane dhe SVR-së ruse

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Drejtori i CIA-s, William Burns gjendet në Turqi ku është takuar me kreun e Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës ruse (SVR), për t’i dërguar mesazhin lidhur me pasojat e përdorimit potencial të armëve bërthamore në Ukrainë, ka njoftuar një zyrtar nga Shtëpia e Bardhë.

Në takimin amerikano-rus në Turqi ka raportuar fillimisht gazeta ruse Kommersant. Është cituar një burim anonim i cili thoshte se Sergei Naryshkin, kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, do të merr pjesë në bisedime.

Në anën tjetër, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Burns, ish-ambasadori amerikan në Rusi, nuk do të merrte pjesë në asnjë negociatë me Naryshkin.

Ukraina ishte informuar paraprakisht për udhëtimin e Burns në Turqi, shtoi zyrtari i Shtëpisë së Bardhë. E Burns nuk do të diskutojë ndonjë zgjidhje për luftën në Ukrainë, por se thjesht do të jap mesazh për pasojat e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia.

Përtej luftës, Rusia dhe SHBA kanë një sërë çështje të pazgjidhura për të diskutuar, nga shtrirja e një marrëveshjeje kyçe për reduktimin e armëve bërthamore dhe një marrëveshje për eksportin e grurit përmes Detit të Zi, e deri të shkëmbimi i mundshme i të burgosurve dhe lufta në Siri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat