Turqia dhe Rusia në krizë - Bota Sot
Turqia dhe Rusia në krizë

Bota

E shtunë, 30 korrik 2016

Turqia dhe Rusia në krizë

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 19:50

Shtyrja në minutën e fundit e vizitës së presidentit rus në Ankara Vladimir Putin, dhe ulja e detyruar e një avioni me pasagjerë sirianë nga Moska në Damask tregojnë se në marrëdhëniet mes tyre jo çdo gjë shkon mirë. Edhe pse nuk ishte deklaruar zyrtarisht, pritej që Putin të vizitonte Turqinë në datë 14 tetor, për një vizitë dy-ditore pune, ku do të merrte pjesë në një takim të nivelit të lartë të Këshillit të Bashkëpunimit.
Në këtë takim Siria ishte në plan të parë të axhendës. Pozicionet e dy vendeve në këtë çështje ndahen dukshëm. Kremlini po i jep mbështetje të plotë presidentit sirian Bashar Al Assad, ndërsa Turqia bën haptazi thirrje për largimin e menjëhershëm të tij.
Pavarësisht kësaj mosmarrëveshjeje, Turqia dhe Rusia po bashkëpunojnë në shumë fusha, që nga energjia bërthamore e deri tek turizmi. Përfitimet tregtare mes dy shteteve parashikohet që të arrijnë deri në 35 miliardë dollarë këtë vit, dhe dy liderët Putin dhe Erdoğan i kanë vënë vetes objektiv që ky fitim të arrijë në 100 miliardë dollarë për vitin 2015.
Siria është shteti më i fortë në Lindjen e Mesme, pas së cilës mbahet Rusia. Edhe pse baza e saj e vetme detare në gjithë rajonin Mesdhetar është e vendosur në Siri dhe i shet asaj 1.5 miliardë armë çdo vit, diçka tjetër më e madhe është në lojë për Rusinë.
Zëdhënësi i Kremlinit Peskov tha në një intervistë për të përditshmen ruse “Vedomosti” se anullimi i vizitës së Putin ne Ankara , erdhi si pasojë e axhendës shumë të ngjeshur të Putin. Pavarësisht faktit se Turqia është e dobishme për Kremlinin, Rusia gjendet mes dy zjarreve, Turqisë dhe Sirisë, dhe mund të jetë e detyruar të pozicionohet në njërin kamp, nëse ngjarjet përshkallëzohen në nivel ushtarak.Të gjitha këto japin sinjale për një krizë të mundshme mes Turqisë dhe Rusisë, por gjithashtu nuk mund të jetë një surprizë nëse dy armiqtë e Luftës së Ftohtë, të gjejnë një zgjidhje të minutës së fundit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test