Nestle do të investojë 43 milionë dollarë në një fabrikë të re në Ukrainë gjatë luftës

Bota

Nestle do të investojë 43 milionë dollarë në një fabrikë të re në Ukrainë gjatë luftës

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Gjigandi zviceran i ushqimit Nestle do të investojë 40 milionë franga zvicerane (42.88 milionë dollarë) në fillimin e një fabrike të re prodhimi në Ukrainën perëndimore, njoftoi sot kompania.

Nestle është një nga kompanitë e pakta ndërkombëtare që njofton investime të reja në Ukrainë që kur Rusia pushtoi vendin në shkurt 2022.

"Kjo është një lëvizje e rëndësishme për Nestle, e ndërmarrë në një kohë shumë sfiduese për vendin," tha në një deklaratë Alessandro Zanelli, shefi ekzekutiv i Nestle për tregun e Evropës Juglindore.

Sipas tij, kompania synon të krijojë një qendër ushqimore dhe kulinare, e cila do të ofrojë vende të reja pune dhe do t'u shërbejë nevojave të ukrainasve dhe të gjithë qytetarëve evropianë për produkte me cilësi të lartë.

Pushtimi rus shkatërroi ekonominë e Ukrainës, e cila, sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të bjerë me 35 për qind këtë vit.

Ndërprerjet e energjisë janë përhapur në të gjithë Ukrainën javët e fundit pasi Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ndaj objekteve të energjisë ukrainase, vëren agjencia Bitan.

Nestle, e cila tashmë ka rreth 5.800 punonjës në Ukrainë, planifikon të krijojë 1.500 vende të reja pune në një fabrikë të re prodhimi në Smolikhov, rajoni Volyn.

Fabrika e re do të kontribuojë në rritjen e ofertës së salcave të ftohta, erëzave, supave dhe ushqimeve të çastit në tregun vendas dhe atë evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat