Selia e NATO-s fik dritat në shenjë solidariteti me Ukrainën

Bota

Selia e NATO-s fik dritat në shenjë solidariteti me Ukrainën

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 23:32
Selia e NATO-s

Selia e NATO-s në Bruksel iu bashkua iniciativave të tjera ndërkombëtare dhe fiku dritat në shenjë solidariteti me Ukrainën

Kjo është pjesë e fushatës “Dritat për Ukrainën” e nisur nga ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës, së bashku me platformën United24.

Fushata do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2022. Qëllimi është të mblidhen fonde për gjeneratorët për spitalet ukrainase dhe të tërhiqet vëmendja e botës për situatën në Ukrainë, në veçanti ndërprerjet në shkallë të gjerë të shkaktuar nga goditjet masive të Rusisë në infrastrukturat kritike, duke lënë popullsinë në kushte të rënda, pa rrymë apo ujë të rrjedhshëm, në kohë dimri.

Aleatët e NATO-s po ndihmojnë Ukrainën të ruajë të drejtat e saj për vetëmbrojtje. Mbështetje e paprecedentë i është dorëzuar tashmë Ukrainës, duke përfshirë pajisje për riparimin e rrjeteve të energjisë, veshjet dimërore, karburantin dhe gjeneratorët.

Në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht në nëntor, aleatët riafirmuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën dhe bënë premtime shtesë si pjesë e Paketës Gjithëpërfshirëse të Ndihmës së NATO-s për Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat