Spanjollët sërish në rrugë - Bota Sot
Spanjollët sërish në rrugë

Bota

E shtunë, 30 korrik 2016

Spanjollët sërish në rrugë

Më: 24 tetor 2012 Në ora: 08:50

Mijëra spanjollë kanë protestuar pranë parlamentit në Madrid, në një demonstratë të re kundër shkurtimeve të ashpra dhe masave shtrënguese.

Protesta e së martës në mbrëmje erdhi derisa ligjvënësit po debatonin projekt-buxhetin për vitin 2013, që përfshin masat e krizave, të planifikuar për të kursyer rreth 39 miliardë euro, përfshirë shkurtimet në paga dhe rritjen e taksave.

Protestuesit thonë se masat do të thellojnë mjerimin e mëtejshëm për njerëzit e zakonshëm, ndërsa politikanët, bankierët dhe spekulatorët mbesin të pandëshkuar.

Buxheti pritet të miratohet nga parlamenti, ku konservatorët e kryeministrit Mariano Rajoy e kanë shumicën.

Spanja deri tash ia ka dalë që të shmangë aplikimin për një plan të plotë ndërkombëtar shpëtimi, si ata që janë marrë nga Greqia, Portugalia dhe Irlanda.

Pothuajse 25 për qind e spanjollëve janë të papunë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test