Tymoshenko apelon për largimin e “mafisë” nga pushteti

Bota

Tymoshenko apelon për largimin e “mafisë” nga pushteti

Më: 26 tetor 2012 Në ora: 20:52

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, u ka bërë thirrje votuesve të largojnë “mafinë” e presidentit Viktor Yanukovych në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Tymoshenko po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim, për shkak të, siç thuhet, shpërdorimeve me detyrën zyrtare. Kritikët thonë se akuzat kundër saj janë të motivuara politikisht.

Vajza e ish-kryeministres, Yevhenia Tymoshenko, ka lexuar apelin e nënës së saj në Kiev.

“Largimi i kësaj mafie nga pushteti nuk është vetëm detyrë e opozitës. Është luftë kundër diktaturës, e cila kërkon mobilizimin e secilit preju jush”, ka shkruar Tymoshenko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat