Shefi i OKB-së alarmon për mos gjetje të fondeve të ndihmës humanitare

Bota

Shefi i OKB-së alarmon për mos gjetje të fondeve të ndihmës humanitare

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres kritikoi të mërkurën çka ai quan “mungesë kronike të fondeve” të ndihmës humanitare përkundër rritjes së nevojës për ndihma humanitare në vazhdimësi, raporton Reuters të mërkurën.

Mungesa kronike e fondeve dhe nivelet rekorde të nevojave humaniare janë duke u rritur deri në një pikë eskaluese,” tha ai para Segmentit të Aferave humanitare në këshillin ekonomik dhe social të OKB-së. Vetëm 20% të fondeve të nevojitura nën Thirrjen Humanitare të OKB-së, janë arritur deri më tani, tha ai. “Kjo po e krijon një krizë brenda krizës,” shtoi Guterres.

Pa një zgjidhje të problemit të fondeve, do jetë e pashmangshme që të mos i bëjmë ndalimet e ardhshme të fondeve”.

Të hënën, donatorët ndërkombëtarë thanë se do i ndalonin diku 1.5 miliardë të ndihmës në Sudan, gjë që vijon si pasojë e krizës humanitare që ka bërë që 2.2 milionë njerëz të lënë shtëpitë e tyre.

Pak para konferencës, kërkesa e OKB-së për 2.57 miliardë dollarë për ndihmë humanitare në Sudan ka gjetur mbështetje vetëm 17%, dhe kërkesa për ndihmë për refugjatë është përgjigjur me përkrahje për vetëm 15% deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat