Tunizia dhe BE nënshkruajnë një marrëveshje për frenimin e migracionit

Bota

Tunizia dhe BE nënshkruajnë një marrëveshje për frenimin e migracionit

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Presidenti i Tunizisë, Kais Saied dhe shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nënshkruan një marrëveshje “partneriteti strategjik” që do të ndihmojë në luftimin e trafikantëve të qenieve njerëzore.

Kështu bënë të ditur të dielën presidenca tuniziane dhe kryeministri holandez, shkruan Reuters.

“Ai përmban marrëveshje për ndërprerjen e modelit të biznesit të kontrabandistëve të njerëzve dhe trafikantëve të qenieve njerëzore, forcimin e kontrollit kufitar dhe përmirësimin e regjistrimit dhe kthimit.

Të gjitha masat thelbësore për të forcuar përpjekjet për të ndaluar migrimin e parregullt,” tha kryeministri holandez Mark Rutte në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat