Rusia godet depot e drithit, Ukraina kërkon përgjigje globale për "terrorizëm ushqimor"

Bota

Rusia godet depot e drithit, Ukraina kërkon përgjigje globale për "terrorizëm ushqimor"

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 11:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Ukraina është duke kërkuar një përgjigje globale ndaj sulmeve ruse mbi drithërat e saj.

Është Ministri i Jashtë, Dmytro Kuleba, që këtë veprim e ka quajtur “terrorizëm ushqimor”.

“Rusia ka goditur një depo drithi gjatë natës. Ajo po provon të nxjerrë koncesione duke mbajtur peng 400 milionë njerëz”, ka shkruar Kuleba.

“Ftoj të gjitha kombet, veçanërisht ato nga Afrika dhe Azia të cilat janë më të prekurat nga ngritja e çmimit të ushqimit, që ta japin një përgjigje të përbashkët ndaj terrorizmit ushqimor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat