Shiu i dendur përmbyt shtëpi e toka bujqësore në zonat afër New Delhit

Bota

Shiu i dendur përmbyt shtëpi e toka bujqësore në zonat afër New Delhit

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Pjesë të kryeqytetit të Indisë dhe zonat përreth tij janë goditur nga reshje të dendura të shiut që shkaktuan përmbytje dhe bllokim të trafikut, në atë që nxiti autoritetet që të lëshojnë alarmin për situatën dhe të mbyllin shkollat e zonës.

Rritja e nivelit të ujit në lumin Hindin, në afërsi të Nju Delhit, ka lënë nën ujë më shumë se 300 makina që ishin të parkuara në oborrin e një kompanie private.

Lumi i dalë nga shtrati ka shkaktuar dëme edhe në toka bujqësore dhe në shtëpitë e fshatrave në zonë.

Departamenti indian i Meteorologjisë ka lëshuar javën e shkuar alarm të verdhë për Nju Delhin, ndërsa rrethet Raigad dhe Ratnagiri në Indinë Perëndimore janë vënë në alarm të kuq, në atë që sinjalizon për reshjeve jashtëzakonisht të dendura.

India përballet rregullisht me përmbytje të rënda gjatë sezonit musonik, që fillon nga qershori dhe zgjat deri në shtator, duke e gjeneruar pjesën më të madhe të reshjeve vjetore të shiut në Azinë Jugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat