Rrëshqitja e dheut në minierën e Mianmarit, 32 të vdekur

Bota

Rrëshqitja e dheut në minierën e Mianmarit, 32 të vdekur

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 15:03
Mianmari

32 persona kanë vdekur pas rrëshqitjes së dheut në një  minierë nefriti në Mianmarin verior.

Sipas zyrtarëve të këtij vendi, të gjithë trupat e zbuluar ishin të burrave të cilët përpos njërit i janë dorëzuar familjarëve.

Mianmari prodhon rreth 70% të nefritit në botë dhe Hpakant, zona ku ndodhi kjo tragjedi  është shtëpia e disa prej minierave më të mëdha dhe më fitimprurëse të nefritit në botë me vlerë miliarda dollarëshe, raporton CNN.

Kjo nuk është tragjedia e parë që ndodh në minerat e këtij vendi. Më shumë se 160 njerëz vdiqën pasi shiu i madh shkaktoi një rrëshqitje dheu në një minierë nefriti në Hpakant në vitin 2020.

Një fatkeqësi e ngjashme vdekjeprurëse ndodhi në të njëjtën zonë në vitin 2021./Klankosova.tv/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat