Tajvani pezullon fluturimet, trenat dhe tragetet me afrimin e tajfunit

Bota

Tajvani pezullon fluturimet, trenat dhe tragetet me afrimin e tajfunit

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 14:12
Tajvani

Tajvani i ka pezulluar fluturimet, transportin hekurudhor dhe shërbimet e trageteve së bashku me klasat, ngjarjet në natyrë dhe zyrtarët u kërkuan punëtorëve të qëndrojnë në shtëpi gjersa ishulli përgatitej për mbërritjen e tajfunit Haikui gjatë së dielës.

Disa fluturime ndërkombëtare për në Kinë u anuluan në Aeroportin Ndërkombëtar të Taipeit.

Afrimi i stuhisë erdhi pasi tajfuni Saola vazhdoi të dobësohej ndërsa lëvizte përgjatë bregdetit kinez, ku 900 mijë njerëz dhe 80 mijë anije peshkimi ishin zhvendosur në vende të sigurta dhe shumica e Hong Kongut dhe pjesë të kontinentit bregdetar mbyllën bizneset, transportin dhe shkollat.

Disa pjesë të Tajvanit po ndjenin tashmë efektet e shiut të dendur dhe erërave të forta të Haikuit, dhe dhjetëra fluturime të brendshme u anuluan, së bashku me shërbimet ajrore në Hong Kong dhe Makao.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat