E konfirmon ministri rumun i Mbrojtjes: Pjesë të dronit rus kanë rënë në territorin tonë

Bota

E konfirmon ministri rumun i Mbrojtjes: Pjesë të dronit rus kanë rënë në territorin tonë

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Ministri rumun i Mbrojtjes, Angel Tilvar, ka konfirmuar se pjesë të fluturakes ruse pa pilot kanë rënë në territorin e Rumanisë gjatë sulmit rus në portin ukrainas në Danub.

Reklama

Siç raporton CNN, ministria e Mbrojtjes e Rumanisë fillimisht kishte mohuar pretendimet e ukrainasve se pjesë të dronit rus kanë rënë në pjesën rumune të liqenit.

Ditëve të fundit Rusia në disa raste ka bombarduar portin në Danub, e shumë prej sulmeve janë kthyer shumë pranë kufirit me Rumaninë.

Ministria rumune e Mbrojtjes ka dënuar më herët të gjitha sulmet, duke i cilësuar si të padrejta dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Ndërkaq forcat ruse edhe sot kanë sulmuar portet ukrainase me fluturake pa pilot – duke goditur disa objekte në Izmail dhe Danub, ku si pasojë ka humbur jetën një person (civil).

Në anën tjetër të lumit gjendet Rumania, shtet anëtar i NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat