Liderët botërorë shprehin ngushëllimet dhe ofrojnë ndihmë pas tërmetit shkatërrues në Marok

Bota

Liderët botërorë shprehin ngushëllimet dhe ofrojnë ndihmë pas tërmetit shkatërrues në Marok

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Mesazhet e ngushëllimit dhe të mbështetjes ishin të shumta teksa liderët botërorë u zgjuan me lajmin e tërmetit vdekjeprurës që goditi Marokun.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se është “i shkatërruar” nga lajmi dhe shtoi se vendi i tij ishte “i gatshëm të ndihmojë me ndihmën e parë”.

Në një deklaratë nga Kremlini, Presidenti Vladimir Putin shprehu ngushëllimet e tij, duke thënë se Rusia ndante “dhimbjen dhe zinë e popullit mik maroken”.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez shkroi në X: Solidariteti dhe mbështetja jonë shkon për popullin e Marokut”.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për popullin maroken, duke shtuar se vendi i tij, i cili u godit nga një tërmet i madh në fillim të këtij viti, ishte gati të ofronte mbështetje.

Volodymyr Zelensky gjithashtu shprehu solidaritetin e tij me Marokun, duke i dërguar “ngushëllimet më të thella”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu “ka dhënë udhëzime për të ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme për popullin maroken”, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e tij.

Dhe Bashkimi Afrikan shprehu dhimbjen e tij të madhe për pasojat tragjike të tërmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat