SHBA: Të gatshëm të ndihmojmë Marokun pas tërmetit vdekjeprurës

Bota

SHBA: Të gatshëm të ndihmojmë Marokun pas tërmetit vdekjeprurës

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

SHBA është e gatshme të ndihmojë Marokun pas tërmetit vdekjeprurës që ka vrarë të paktën 820 njerëz, tha presidenti Joe Biden.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve dhe shkatërrimet e shkaktuara nga tërmeti në Marok. Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga ky tërmet i tmerrshëm. Administrata ime është në kontakt me zyrtarët marokenë.

Ne po punojmë me shpejtësi për t’u siguruar që qytetarët amerikanë në Marok të jenë të sigurt dhe jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme për popullin maroken. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Marokut dhe mikut tim Mbretit Mohammed VI në këtë moment të vështirë,” tha ai.

Aktualisht Biden ndodhet në Indi për samitin e G20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat