Kryeministri i Irakut planifikon të vizitojë Moskën në javët e ardhshme

Bota

Kryeministri i Irakut planifikon të vizitojë Moskën në javët e ardhshme

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 12:21
Kryeministri irakian, Mohammed Shia’ Al Sudani

Kryeministri irakian, Mohammed Shia’ Al Sudani po planifikon të vizitojë Moskën në javët e ardhshme.

Njoftimin e dha të shtunën Ministria e Jashtme e Irakut, shkruan Tass.

Sipas agjencisë diplomatike irakiane, ministri i Jashtëm irakian Fuad Hussein tha në një takim me kryediplomatin rus Sergej Lavrov në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të premten se “pala irakiane po punon për të përfunduar aranzhimet e nevojshme për një vizitë të kryeministrit.

Mohammed Shia’ Al Sudani pritet të jetë në kryeqytetin rus, Moskë në javët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat