OKB: Këshilli i Sigurimit diskuton për Malin

Bota

OKB: Këshilli i Sigurimit diskuton për Malin

Më: 14 janar 2013 Në ora: 08:38

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot pritet të diskutoj për situatën në Mali.

Mbledhja është kërkuar nga Franca, e cila ka dërguar trupa dhe aeroplanë luftarakë në këtë vend afrikan, për t’i larguar ekastremistët islamikë, që mendohet se janë të ndërlidhur me al-Kaidën.

Fushata franceze dje, ditën e tretë të aksionit, me ndihmën e aeroplanëve ka bombarduar hapësirat e mbajtura nga kryengritësit në dhe afër qytetit Gao.

Ministri i mbrojtjes i Francës, Jean-Yves Le Drian, tha se intervenimi i befasishëm i Francës i ka penguar kryengritësit nga avancimi në marrjen e kryeqytetit të Malit, Bamako.

Shumë persona kanë frikë se kryengritësit islamikë mund ta përdorin Malin si bazë për sulme kundër Perëndimit dhe për ndërlidhje me al-Kaidën në Jemen, Somali dhe Afrikën Jugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat