Rusia ndalon përkohësisht ushqimet e detit nga Japonia

Bota

Rusia ndalon përkohësisht ushqimet e detit nga Japonia

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Rusia i është bashkuar sot Kinës duke vendosur kufizime ndaj produkteve të detit nga Japonia, pas vendimit të Tokios për të lëshuar në det mbetjet ujore radioaktive të impjantit të dëmtuar bërthamor të Fukushima.

Autoriteti federal rus i ushqimit Rosselkhoznadzor, e quante masën “parapërgatitore” për kontaminim të mundshëm të produkteve të detit prej lëshimeve të mbetjeve të centralit bërthamor.

Rosselkhoznadzor tha se kufizimet do të mbeteshin në fuqi derisa Tokio të jepte informacion të besueshëm që konfirmonte sigurinë e peshkut dhe produkteve të tjera të detit të Japonisë.

Qeveria japoneze kishte mbajtur një video-konferencë për çështjen në fillim të muajit me Rosselkhoznadzor, ku raportohet se detajoheshin mënyrat e inspektimeve të sigurisë dhe testimet për substanca radio-aktive siç është tritiumi, por këto duket se nuk ishin të mjaftueshme pas urdhrit të dhënë sot nga Moska.

Impjanti bërthamor Fukushima Daiichi është dëmtuar rëndë nga një tërmet dhe tsunami në vitin 2011. Ndërsa në gusht Japonia vendosi çuditërisht të shkarkojë ujërat e mbetura të impjantit në detin e saj, pasi agjencia atomike e OKB pranoi se kjo “nuk i shkelte standardet globale të sigurisë”.

Kina thuajse menjëherë vendosi ndalimin e produkteve japoneze të detit që prej lëshimeve të para muajin që shkoi.

Këtë muaj nis raundi dytë i lëshimeve të materialeve radioaktive në det.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat