Blinken: SHBA po punon fort për të ndaluar përhapjen e konfliktit

Bota

Blinken: SHBA po punon fort për të ndaluar përhapjen e konfliktit

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 20:58
Foto nga takimi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbajtur një konferencë shtypi në Bagdad, Irak.

Ai thotë se pati një takim produktiv me kryeministrin irakian, Mohammed Shia’ Al Sudani, ku tha qartë se po punohet që konflikti mos të prek edhe vendet e tjera.

“Ne patëm një bisedë të mirë dhe të sinqertë. Ne po punojmë shumë që konflikti në Gaza të mos përshkallëzohet tek vendet e tjera”, deklaroi zyrtari amerikan, raporton skynews.

Blinken thotë se Izraeli ka ngritur pyetje të rëndësishme se si do të funksionojnë pauzat humanitare dhe SHBA-ja “duhej t’u përgjigjej atyre pyetjeve”.

Ai thotë se “është e rëndësishme që pushimi humanitar të zgjidh disa çështje – njëra prej tyre janë pengjet. Ne jemi të fokusuar në rikthimin e tyre në shtëpi”.

Blinken vazhdon duke thënë se “të gjithë do të mirëprisnin një pauzë humanitare”.

Ai gjithashtu vë në dukje se Sudani po punon me forcat e sigurisë për të ndaluar sulmet nga grupet e milicisë.

“Asnjë vend nuk dëshiron të ketë grupe milicie të përfshira në aktivitete të dhunshme. Kjo është qartësisht kundër interesave të Irakut”, pohoi Sekretari amerikan i Shtetit.

Ndryshe, Blinken gjatë ditës së sotme papritur u takua në Bregun Perëndimor me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat