Pesë të vdekur, disa të plagosur kur automjeti mësyn tavolinat e barit të mbushur me familjarë në Australi

Bota

Pesë të vdekur, disa të plagosur kur automjeti mësyn tavolinat e barit të mbushur me familjarë në Australi

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Pesë njerëz janë vrarë dje në një aksident horror në Australi ku një automjet ka përfshirë kopshtin me tavolina të mbushura me klientë, pasi shoferi kishte humbur ndjenjat papritur në timon.

Vetura jashtë kontrolli u përplas kopshtin e barit të njohur Royal Hotel at Daylesford, në veri të Melbourne pasditen e djeshme rreth orës 18.00 ku shkaktoi katastrofën e frikshme, konfirmoi policia.

“Shërbimet e emergjencës janë në vendngjarjen e një aksidenti të rëndë në rrugën Vincent Street,” shkruante policia në rrjetet sociale.

Mes viktimave të ngjarjes të tmerrit ishte një familje e tërë – një burrë 30-vjeçar, një grua 40 vjeçare, dhe një vajzë 9-vjeçare, konfirmonin autoritetet.

Një baba 38-vjeçar dhe i biri i tij 11 vjeçar, gjithashtu u konfirmuan të vdekur në aksidentin horror.

Gruaja e tij 36 vjeçare dhe biri tjetër gjashtë-vjeçar ishin mes të plagosurve që u dërguan në spital.

Shoferi 66 vjeçar kishte humbur papritur ndjenjat në timon para aksidentit, dhe mbetet ende në spital.

Humbjet e ndjenjave dhe atakët kardiakë të shoferëve kanë qenë një nder shkaqet e reja më serioze të aksidenteve këto 3 vitet e fundit nëpër botë, ndërsa ende nuk ka një shpjegim zyrtar për fenomenin.

Policia tha se shoferi me makinën e tij BMW fuoristradë u ngjit në trotuar dhe goditi njerëzit e ulur në tavolinat para hotelit Royal Daylesford.

Kreu i policisë së Victoria, Shane Patton, tha sot për ngjarjen tragjike se katër viktima kishin vdekur në vend.

“Dy grupe familjare ishin më të goditurat nga kjo ngjarje e rëndë”, tha Patton duke shtuar se ende nuk janë bërë publike identifikimet.

Hetimet për tragjedinë e rëndë dhe shkaqet e saj vijojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat