“Opozitari i ri në Rusi”, fëmija refuzon të flasë me Putinin

Bota

“Opozitari i ri në Rusi”, fëmija refuzon të flasë me Putinin

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 21:04
Putin

Vladimir Putin gjithnjë e më tepër po bëhet person i padëshiruar në mesin e rusëve.

Në fakt, një pacient i ri me emrin Vadim u fsheh nën një batanije kur në dhomën ku ishte i shtrirë hyri presidenti i Rusisë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, fëmija shihet duke refuzuar kategorikisht të fliste me liderin rus.

Nëna e tij e kërcënoi “opozitarin e ri” se do ta privonte nga dhënia e telefonit për dy ditë.

“A po jep nëna telefonin? Çfarë video-loje luan në telefon”, dëgjohet duke e pyetur Putini dhe pas kërcënimeve të nënës, Vadim u përgjigj “Minecraft”.

Ndryshe, Putin rrallëherë shihet në daljet publike që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat