Të shtëna brenda Aeroportit Ndërkombëtar të Portlandit – detaje dhe pamje nga vendi i ngjarjes

Bota

Të shtëna brenda Aeroportit Ndërkombëtar të Portlandit – detaje dhe pamje nga vendi i ngjarjes

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 17:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grua ka përfunduar në paraburgim pas të shtënave me armë brenda Aeroportit Ndërkombëtar të Portlandit.

Sipas mediave të huaja, të shtënat – të paktën tri – ndodhën të martën në pikën e kontrollit TSA për Portat D dhe E.

Dhe disa imazhe të postuara tregojnë atë që dukej të ishte një pistoletë në dyshemenë e aeroportit.

Siç bëhet e ditur, ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 dhe pamjet e ndryshme nga një tjetër udhëtar i frikësuar treguan se i dyshuari i paidentifikuar u arrestua dhe u fut në një makinë policie jashtë.

Policia nuk ka thënë ende se çfarë çoi në incident, por si oficerët ashtu edhe zyrtarët konfirmuan të mërkurën të shtënat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat