​Stuhitë e forta lënë pa energji mijëra njerëz në Australinë lindore

Bota

​Stuhitë e forta lënë pa energji mijëra njerëz në Australinë lindore

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 15:17
Ilustrim

Mijëra banorë në shtetin lindor të Australisë, Queensland, kanë mbetur pa energji elektrike, pasi një stuhi “shumë e rrezikshme” përfshiu rajonin për herë të dytë në 12 orë, njoftuan mediat lokale të dielën.

Stuhitë pritet të vazhdojnë përgjatë gjithë bregut lindor të Australisë deri në Ditën e Boksit për shkak të një moti të pazakontë, tha Korporata Australiane e Transmetimeve, duke cituar Byronë e Meteorologjisë (BOM).

Një stuhi që shtrihej nga Darling Downs në veri të Uellsit të Ri Jugor solli shi të dendur, erëra të forta dhe breshër.

Stuhitë kanë rrëzuar 120 linja të energjisë elektrike, duke lënë rreth 57.000 klientë pa energji elektrike, tha një zëdhënës i Energex, një kompani elektrike në pronësi të qeverisë së Queensland që u shërben 1.5 milionë shtëpive dhe bizneseve në pjesën juglindore të shtetit.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët që të përgatisin një plan rezervë sepse shtëpitë në Logan dhe pjesë të Brisbane mund të jenë pa energji në ditën e Krishtlindjeve deri të paktën në mesditë.

Në Uellsin e Ri Jugor, autoritetet gjithashtu paralajmëruan udhëtarët që të jenë të kujdesshëm ndaj "motit të paqëndrueshëm të përhapur".

Stuhi të forta pritej të zhvilloheshin edhe në perëndim të shtetit dhe në vargmalet Macedon.

Në Melburn, meteorologët kanë parashikuar deri në 40 milimetra reshje shiu në ditën e Krishtlindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat