6-vjeçari bllokohet me kilometra larg gjyshes pasi u fut në aeroplanin e gabuar

Bota

6-vjeçari bllokohet me kilometra larg gjyshes pasi u fut në aeroplanin e gabuar

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Një djalë gjashtëvjeçar përfundoi 257 kilometra larg gjyshes së tij, të cilën ai po e vizitonte gjatë festave të Krishtlindjes, pasi u fut në fluturimin e gabuar.

Fëmija i pashoqëruar zbarkoi në Orlando në vend të Fort Myers në Floridan jugperëndimore – për tmerrin e gjyshes Maria Ramos që e priste në Aeroportin Ndërkombëtar të Floridës Jugperëndimore.

Ishte fluturimi i parë i nipit të saj teksa ai hipi në një fluturim të Spirit Airlines nga Filadelfia.

Zonja Ramos mori një telefonatë nga nipi i saj nga aeroporti në Orlando duke i thënë se ai kishte zbritur.

Në një intervistë për ABC News, ajo shpjegoi se si bagazhi i kishte mbërrur në aeroportin Fort Myers, por nuk kishte asnjë shenjë të tij.

Zonja Ramos tha: “Ata më thanë se ai nuk është në fluturimin e tij dhe se e humbi fluturimin”.

Ajo vrapoi brenda në aeroplan për të kontrolluar me stjuardesa se ku ishte nipi i saj.

Në përgjigje, shoqëruesja tha: “Jo, nuk kam pasur fëmijë me vete”, sipas gjyshes.

“Vazhdova të mendoja nëse dikush do të kishte vjedhur nipin tim”, shtoi ajo.

Sipas Spirit Airlines, djali kishte “hipur gabimisht” në një fluturim për në Orlando.

“Fëmija ishte gjithmonë nën kujdesin dhe mbikëqyrjen e një anëtari të ekipit Spirit dhe sapo zbuluam gabimin, morëm hapa të menjëhershëm për të komunikuar me familjen dhe për t’i rilidhur ata”, thanë nga linja ajrore në një deklaratë për shtyp.

Pasi u zbulua gabimi, linja ajrore e njoftoi familjen, shtoi deklarata.

“Ne e marrim seriozisht sigurinë dhe përgjegjësinë e transportimit të të gjithë mysafirëve tanë dhe po kryejmë një hetim të brendshëm. I kërkojmë falje familjes për këtë përvojë”, thuhet tutje në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat