Dorëheqja e Papës, reagojnë qytetarët nga mbarë bota

Bota

Dorëheqja e Papës, reagojnë qytetarët nga mbarë bota

Më: 11 shkurt 2013 Në ora: 19:18

Kanë qenë të pashmangshme reagimet e besimtarëve dhe jo vetëm nga të gjitha anët e botës pas dorëheqjes së papritur të Papa Benediktit.

Itali
Italianët kanë qenë shumë të habitur, dhe të shqetësuar për atë që do të ndodhë pas dorëheqjes së Benediktit të 16-të.
"Kjo është një gjë e jashtëzakonshme sepse që nga Celestino V nuk kishte ndodhur një gjë e tillë. Duhet të shohim se pse e ka bërë, shpresoj që kisha të mos përfundojë si politika italiane. F
“Papa nuk mund të japë dorëheqjen, ky lajm nuk më duket aspak i drejtë. F

Gjermani
Në Gjermani lajmi është pritur me më pak dramcitet madje ka pasur nga ata që dhe kanë bërë shaka për këtë.

“Mendoj se nuk kemi nevojë për një mediator ndërmjuet Zotit dhe popullit, pasi këtë rol e ka bërë Jezu Krishti”. M

‘Mendoj se ai thjesht ka dashur më shumë kohë për të festuar karnavalet. M

Spanjë
Kurse spanjollët kanë qenë shumë konfuzë dhe shumë prej tyre nuk e kanë besuar deri në transmetimin e konferencës për shtyp kur vetë Papa konfirmoi dorëheqjen.
"Oh jo. Kjo është me të vërtetë një gjë e keqe. Nuk kemi asnjeri që të na përfaqësojë, nuk mund ta besoj këtë. F
"Nuk do të ndodhë asgjë. Do të zgjidhet një tjetër papë dhe kaq. F
Nga 46 milion spanjollë 76 për qind e tyre e konsiderojnë veten katolikë dhe pse pranojnë se nuk shkojnë rregullisht në kishë.

Francë
Vizitorët në Katedralen e Notre Dam në Paris edhe pse të habitur e kanë mirëpritur vendimin e Papës për të dhënë dorëheqjen.
"U habitëm kur e dëgjuam. Por menjëherë kuptuam se nuk është dhe aq tragjike sa e bëjën njerëzit. Ndoshta duhet dikush më I ri, pak ajër I freskët.F

"Vërtet e paevitueshme. Mendoj se ishte e paevitueshme. Ai nuk ishte popullor sa paraardhësit e tij dhe ka shumë kritika për mënyrën se si ai menaxhoi skandalin seksual që përfshiu kushën katolike. Pra ndoshta ky është një shans që kisha të rigjenerohet. Mendoj se në fund të fundit dorëheqja mund të jetë një gjë e mirë. "
Edhe banorët e Uashingtonit kanë dhënë reagimet e tyre për atë që ka qenë në vëmendje të të gjitha mediave gjatë ditës.

"Eshtë një surprizë pasi një gjë e tillë nuk ndodh gjithnjë. Veprimi I parë si besimtar ka qenë lutja. Gjithashtu I kërkova të gjithë miqve të mi katolikë dhe jo që të luteshin.

"Papa Benedikti ishte një Papë i madh dhe ai duhej të ndiqte hapat e paraardhësve ët tij të mëdhenj dhe mendoj se ka bërë një punë shumë të bukur. F

Papa e fundit që ka dhënë dorëheqjen ka qenë Celestine I pesti në 1294-ën pas vetëm pesë muajsh në post. Dorëheqja e tij u komentua si refuzimi I madh madje dhe u dënua nga Dante në veprën e tij “Komedia Hyjnore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat