Afrika e Jugut padit për gjenocid Izraelin në Gjykatën e Hagës

Bota

Afrika e Jugut padit për gjenocid Izraelin në Gjykatën e Hagës

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 10:44
Gaza

Republika e Afrikës së Jugut ka nisur procedurat kundër Izraelit përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, organit më të lartë gjyqësor të Kombeve të Bashkuara, për gjenocidin ndaj palestinezëve në Gaza.

Kombi afrikan gjithashtu kërkoi nga ky institucion që të urdhërojë shtetin hebre që të ndalojë sulmet e tij, raporton skynews.

Parashtrimi i Afrikës së Jugut pretendon se “veprimet dhe mosveprimet e Izraelit … janë gjenocidale”, duke pasur parasysh se ato u ndërmorën me qëllimin “për të shkatërruar palestinezët në Gaza si pjesë e grupit më të gjerë kombëtar, racor dhe etnik palestinez”.

Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me seli në Hagë të Holandës, i kërkohet të nxjerrë një masë të përkohshme që urdhëron Izraelin të ndalojë operacionet ushtarake në Gaza.

Afrika e Jugut mund të inicojë këtë procedurë në bazë të Konventës së Gjenocidit, sepse si Izraeli ashtu edhe Afrika e Jugut janë nënshkrues të kësaj konvente.

Izraeli i është përgjigjur kërkesës – duke i quajtur pretendimet si “të pabaza” dhe “shpifje”.

Ai gjithashtu pretendoi se Afrika e Jugut po “bashkëpunonte” me “grupin terrorist [Hamasin] që bën thirrje për shkatërrimin e Izraelit”.

Izraeli, në përgjigjen e tij, përsëri këmbënguli se po lufton kundër Hamasit dhe jo popullit të Gazës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat