Të paktën 43 të vdekur në Bangladesh – publikohen pamjet dramatike të djegies së një ndërtese

Bota

Të paktën 43 të vdekur në Bangladesh – publikohen pamjet dramatike të djegies së një ndërtese

Më: 1 mars 2024 Në ora: 00:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 43 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një zjarr që shkatërroi një ndërtesë shtatëkatëshe në Dhaka, kryeqyteti i Bangladeshit.

“Deri më tani kanë vdekur 43 persona”, tha Ministrja e Shëndetësisë, Samantha Lal Sen, duke pohuar se dhjetë prej tyre kanë ndërruar jetë në spital shkaku i plagëve të rënda.

Mohamad Shihab, zyrtar i departamentit të zjarrfikësve, deklaroi se zjarri shpërtheu në një restorant dhe u përhap shpejt në katet e sipërme. Zjarri u shua brenda dy orëve, shtoi ai.

Gjithsej 75 persona u shpëtuan, sipas një njoftimi për shtyp nga shërbimi zjarrfikës, raporton bbc.

Theksojmë se autoritetet vendore kanë nisur tashmë hetimet rreth tragjedisë që shkaktoi dhjetëra viktima.

Zjarret në ndërtesat e banimit dhe komplekset industriale në Bangladesh nuk janë të rralla për shkak të zbatimit të dobët të rregullave të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat