LIVE: Izraeli thotë se Irani e shpalli luftën, paralajmëron sulme dhe mbrojtje; SHBA nuk do të bashkohet

Bota

LIVE: Izraeli thotë se Irani e shpalli luftën, paralajmëron sulme dhe mbrojtje; SHBA nuk do të bashkohet

Nga: Bota sot Më: 13 prill 2024 Në ora: 22:54 Përditësuar në ora: 22:28 më 14.04.2024
Një sistem kundërraketor është në funksionim, siç shihet nga Ashkelon, Izrael

Izraeli thotë se Irani e shpalli luftën, paralajmëron sulme dhe mbrojtje; SHBA nuk do të bashkohet

Nga: H.O.

Izraeli e ka përshkruar sulmin e paprecedentë të Iranit me 350 raketa si një "shpallje lufte" dhe ka konfirmuar se ka miratuar planet për "veprim sulmues dhe mbrojtës".

Presidenti i vendit Isaac Herzog këmbënguli se Izraeli nuk dëshiron një luftë, por sugjeroi se ata do të hakmerreshin pas sulmit të guximshëm ajror të Iranit herët të dielën.

Ai tha për Sky News se "ka ardhur koha që bota të përballet me këtë perandori të së keqes në Teheran" dhe e bën të qartë se sjellja e saj është "e papranueshme", duke shtuar:

"Është një shpallje lufte... ne po shqyrtojmë të gjitha opsionet dhe unë kam shumë besim se do të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të mbrojtur popullin tone”.

Në një konferencë shtypi të dielën në mbrëmje, kundëradmirali i IDF-së Daniel Hagari tha se plani i Iranit kishte 'dështuar' - ndërsa ai vlerësoi përgjigjen nga 'aleanca rajonale' e cila ndihmoi në uljen '99 për qind' të raketave të lëshuara.

Hagari akuzoi Iranin se po përpiqej të 'ndizte Lindjen e Mesme dhe të përshkallëzojë rajonin' duke gjuajtur 60 tonë drone vetëvrasëse, raketa lundrimi, raketa balistike dhe raketa në Izrael gjatë natës - por këmbënguli se ushtria e tij ishte në "gadishmëri të lartë".

“Gjatë dy orëve të fundit, ne miratuam planet operative si për veprimin sulmues ashtu edhe për atë mbrojtës,” tha ai.

 "Ne do të vazhdojmë të mbrojmë shtetin e Izraelit dhe së bashku me partnerët tanë, ne do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjithë Lindjen e Mesme."

Zëdhënësi i IDF nuk dha hollësi se cilat plane janë miratuar, por kjo vjen pas një takimi të kabinetit të luftës të Izraelit.

Udhëheqësit e G7 - përfshirë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak - zhvilluan gjithashtu bisedime të dielën në të cilat ata dënuan 'pa mëdyshje' sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe paralajmëruan se rreziku i një 'përshkallëzimi rajonal të pakontrollueshëm' duhet të shmanget.

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit/ 12 persona përfundojnë në spital në pjesën jugor të vendit, një vajzë e mitur në gjendje të rëndë

Banorët e Izraelit kaluan një natë me tension dhe ankth pas kryerjes së sulmit me dron dhe raketa të Iranit.

Sipas informacioneve nga Spitali Universitar  Soroka, në qytetin jugor të Ber Shevës, 12 persona janë transferuar për të marrë mjekim në të.

Bëhet fjalë për një vajzë 7-vjeçare  nga rajoni i Aridit, e cila është plagosur rëndë nga predhat e një reketa.

Ajo i është nënshtruar menjëherë një operacioni dhe tani po trajtohet në reanimacionin pediatrik.

Tetë persona të tjerë vazhdojnë të jenë të shtruar në spital në gjendje të shëndetësore.

SHBA-ja i thotë Izraelit se nuk merr pjesë në përgjigjen ndaj Iranit

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka paralajmëruar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu se Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin pjesë në ndonjë kundërofensivë kundër Iranit, pas sulmit masiv të Teheranit me dronë dhe raketa në territorin izraelit, kanë thënë zyrtarët.

Kërcënimi i një lufte të hapur në mes të rivalëve të përbetuar në Lindje të Mesme, dhe përfshirja e SHBA-së në të, e ka rritur presionin në shumë rajone të botës, prandaj janë shtuar thirrjet për vetëpërmbajtje dhe shmangie të përshkallëzimit të mëtejmë të situatës.

SHBA-ja do të vazhdojë t’i ndihmojë Izraelit të mbrojë veten, por nuk dëshiron luftë, ka thënë John Kirby, zëdhënës për Siguri Kombëtare të SHBA-së, në disa komente për transmetuesin amerikan ABC.

Mbreti i Jordanisë, Abdullah i ka thënë Bidenit, përmes telefonit, se çdo përshkallëzim prej Izraelit do ta zgjeronte konfliktin në rajon, ka raportuar media shtetërore e Jordanisë.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë pesë anëtarët e kabinetit të luftës në Izrael kërkojnë hakmarrje, ndonëse paneli është i ndarë për kohën dhe shkallën e një përgjigjeje eventuale.

Irani e ka sulmuar Izraelin, si shenjë hakmarrjeje për një sulm në konsullatën iraniane në Siri, më 1 prill, si pasojë e së cilit janë vrarë figura ushtarake kyçe.

Izraeli as nuk e ka pohuar dhe as mohuar kryerjen e sulmit.

Megjithatë, sulmi me më shumë se 300 raketa dhe dronë, të nisur kryesisht prej Iranit, ka shkaktuar dëme modeste në Izrael, pasi pajisjet iraniane janë rrëzuar prej mbrojtjes ajrore izraelite, si dhe me ndihmën e SHBA-së, Britanisë, Francës dhe Jordanisë.

Dy zyrtarë të lartë izraelitë kanë dhënë sinjale të dielën se hakmarrja prej anës së Izraelit nuk do të ndodhë shpejt dhe se vendi nuk do të veprojë vetëm.

Rrëzimi i dronëve dhe raketave iraniane ka kushtuar 1.2 miliard dollarë, sipas mediumeve izraelite, disa prej të cilave kanë raportuar se një pjesë e shpenzimeve është mbuluar prej SHBA-së.

Shefi i stafit të ushtrisë iraniane, gjenerali Mohammad Bagheri, ka thënë se “përgjigjja jonë do të jetë edhe më e madhe, nëse Izraeli hakmerret kundër Iranit”, dhe i ka thënë Uashingtonit që bazat e tij mund të sulmohen, po ashtu, nëse i ndihmojnë Izraelit në hakmarrje.

Ministri i Jashtëm Iranian, Hossein Amirabdollahian, ka thënë se Teherani e ka njoftuar SHBA-në se sulmi do të jetë i kufizuar dhe për qëllime të vetëmbrojtjes, dhe se i ka lajmëruar vendet e rajonit për sulmin 72 orë më herët.

Një burim diplomatik turk ka thënë se Irani e ka njoftuar Turqinë paraprakisht.

SHBA-ja ka thënë se nuk është lajmëruar paraprakisht, por që ka komunikuar me zyrtarë iranianë para sulmit përmes ndërmjetësve zviceranë.

Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7) e kanë dënuar sulmin e Iranit dhe kanë thënë se do të punojnë për stabilizim të situatës, duke paralajmëruar se Teherani rrezikon “një përshkallëzim rajonal të pakontrollueshëm”./REL

SHBA-ja dhe Irani kontaktuan me ndërmjetësues zviceranë para sulmit në Izrael

Shtetet e Bashkuara kanë pasur kontakte me Iranin përmes ndërmjetësuesve zviceranë, përpara dhe pas sulmit masiv të Teheranit me dronë dhe raketa kundër Izraelit, në orët e para të së dielës, ka thënë një zyrtar i administratës së presidentit amerikan, Joe Biden.

Ky zyrtar nuk ka dhënë hollësi për kontaktet, dhe vetëm ka thënë se SHBA-ja dhe Irani kanë pasur “një seri komunikimesh përmes kanalit zviceran”.

I pyetur për komentet e ministrit të Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, që Teherani i ka lajmëruar shtetet e rajonit 72 orë para nisjes së sulmit, ky zyrtar ka thënë se deklarata nuk është e vërtetë.

“Ata nuk kanë bërë lajmërime. Ata kanë dashur të shkatërrojnë dhe të ketë viktima”, ka thënë ky zyrtar.

Izraeli dhe aleatët e tij i kanë rrëzuar pjesën më të madhe të rreth 300 dronëve dhe raketave të nisura përgjatë natës prej Iranit.

Autoritetet izraelite kanë raportuar vetëm për dëme të lehta në një instalim ushtarak dhe kanë thënë se një vajzë shtatëvjeçare është plagosur rëndë, pasi pjesa më e madhe e raketave janë rrëzuar pa arritur në tokë.

Irani ka thënë se sulmet janë kundërpërgjigje të një sulmi të kryer në konsullatën iraniane në Siri, më 1 prill, si pasojë e të cilit janë vrarë disa iranianë, përfshirë figura të rëndësishme ushtarake.

Izraeli as nuk e ka pohuar, as nuk e ka mohuar kryerjen e sulmit.

Benny Gantz, ministër në kabinetin e luftës në Izrael, ka thënë se Izraeli do të caktojë “çmimin e saktë” të sulmit të Iranit ndaj tij në kohën e duhur.

Qeveritë perëndimore dhe të tjera kanë bërë thirrje për përmbajtje./rel

​Izraeli rrëzon dronin e nisur nga Jemeni

​Izraeli rrëzon dronin e nisur nga Jemeni.

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se një avion i dyshimtë, që besohet të jetë një dron armik, është rrëzuar nga sistemi kundërajror Iron Dome nga një anije, e cila njihet si C-Dome.

“Objektivi hyri në hapësirën ajrore izraelite nga drejtimi i Detit të Kuq dhe ushtria e gjurmoi atë derisa u rrëzua me sukses”, njoftoi IDF.

Gjithçka po ndodhte në zonën e Eliatit, por sirenat nuk u ranë, pasi sipas IDF-së, nuk kishte asnjë kërcënim për civilët.

Admirali i ushtrisë izraelite: Plani i Iranit dështoi

Admirali i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, e nis konferencën e tij për shtyp duke njoftuar se rregullat e Komandës së Frontit të Brendshëm të vendosura mbrëmë do të vazhdojnë edhe këtë mbrëmje.

Ai vlerëson përgjigjen nga “aleanca rajonale” e cila ndihmoi në uljen e 99% të municioneve të gjuajtura nga Irani në Izrael.

Rreth 350 raketa dhe dronë, me peshë rreth 60 tonë, u qëlluan në Izrael mbrëmë, thotë ai.

“Plani i Iranit dështoi. Vetëm disa raketa arritën të hynin në hapësirën ajrore izraelite dhe shkaktuan disa dëmtime shumë të lehta në infrastrukturën e kësaj baze të Forcave Ajrore”, shkruan Sky News.

Dronët iranianë të përdorur kundër Izraelit “mund të bëjnë kërdi”

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar.

Në mesin e dronëve të përdorur në sulmin e 13 prillit, sipas mediave shtetërore iraniane, kanë qenë dronët iranainë Shahed-136 dhe Shahed-131.

Këta dronë vetëvrasës janë përdorur prej grupeve militantëve pro Iranit, në Lindje të Mesme.

Teherani është akuzuar edhe për dërgimin e tyre në Rusi, që ajo më pas t’i përdorë në luftën në Ukrainë.

A janë dronët efektivë?

Dronët vetëvrasës Shahed-136 dhe Shahed-131, janë të lirë, mirëpo efikas, sipas ekspertëve.

Për shkak të pajisjeve që përdoren për krijimin e tyre, dhe zhurmës që lëshojnë kur nisin fluturimin, ata njihen me emra tallës si “kositëset e lëndinave” apo “motoçikleta”.

Rusia i ka përdorur dronët Shahed për të sulmuar Ukrainën, sikurse në këtë sulm në Kiev, në nëntor të vitit 2023.

Megjithatë, këta dronë që ngjiten në lartësi të ulëta dhe shkatërrohen kur të prekin cakun, kanë dalë të jenë efektivë si në aspektin ushtarak, ashtu edhe në atë të çmimit.

“Ata mund të bëjnë gërvishtje kur të nisen”, ka thënë Samuel Bendett prej Qendrës për Analiza Detare, me bazë në Virgjinia.

John Krzyzaniak, hulumtues në Projektin Uiskonsin për Kontrollin e Armëve Bërthamore, ka thënë se dronët iranianë, sikurse Shahed-136, “mund të bëjnë kërdi” nëse lëshohen të shumtë në numër.

Sa larg mund të arrijnë?

Shkalla e tyre operacionale dallon, mirëpo Irani deklaron se dronët Shahed-136 mund të udhëtojnë deri në 2.500 kilometra.

Kjo e ka vënë Izraelin, që gjendet rreth 1.000 kilometra larg Iranit, brenda rrezes së sulmit.

Ushtria izraelite ka thënë se Irani ka nisur rreth 170 dronë, dhe të gjithë janë rrëzuar.

Modeli tjetër më i vogël dhe më i vjetër Shahed-131, vlerësohet se mund të udhëtojë në deri 900 kilometra.

I lansuar më 2021, Shahed-136 mund të fluturojë në shpejtësi maksimale në 185 kilometra në orë, duke e bërë të cenueshëm ndaj vëzhgimit. Edhe pesha që mund të mbajë – rreth 50 kilogramë – e bën më të kufizuar.

A ka Irani dronë tjerë?

Irani është bërë i njohur së fundi për prodhim të dronëve.

Ai prodhon edhe dronët luftarakë më të avancuar, përfshirë Mohajer-6, si dhe Shahed-129 dhe Shahed-191.

Jeremy Binnie, specialist i Lindjes së Mesme në fushën e mbrojtjes, e ka përshkruar Shahed-129 si “dronë mbikëqyrjeje dhe sulmi me qëndrueshmëri të gjatë”.

Droni Mohajer-6 mund të kryejë sulme në rreze prej 200 kilometash.

Ky dron, sipas Binniet përdoret për “të depërtuar thellë në zonat e mbrojtura mirë”.

Më 2022, Irani e ka themeluar një fabrikë dronësh për dronët sulmues Ababil-2 në Taxhikistan, fabrikën e parë të tillë të Teheranit jashtë shtetit.

Kush tjetër përdor dronët iranianë?

Irani është duke përdorur secilën herë e më shumë dronët e vet jashtë kufijve.

Ekspertët besojnë se Teherani i ka përdorur ata për operacione të sabotimit, zbulimit dhe sulmit në rajon.

Irani i ka furnizuar me dronë edhe rrjetet e veta në Lindje të Mesme, përfshirë grupet militante në Irak, Siri dhe Jemen.

Rebelët Huthi në Jemen pretendojnë se kanë lansuar dronë kundër Izraelit në muajt e fundit.

Milicitë pro Iranit në Irak dhe Siri, ndërkohë, kanë lansuar sulme me dronë kundër forcave amerikane.

Analistët kanë thënë se dronët i kanë bërë këto grupe më të paparashikueshme.

Irani është akuzuar për dërgim të mijëra dronëve Shahed-129 dhe Shahed-191 në Rusi, duke forcuar fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë.

Teherani dhe Moska i hedhin poshtë këto supozime.

Zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar vazhdimisht Teheranin se e ka furnizuar Rusinë me dronë Shahed-136 për të shkatërruar infrastrukturën civile në Ukrainë.

Ka të dhëna që dronët iranianë janë ribrenduar si dronë rusë Geran-2 për t’u përdorur në fushëbetejë.

Republika islamike është akuzuar se ia ka shituar dronët luftarakë edhe ushtrisë në Sudan, vend i përfshirë në një luftë civile shkatërruese./REL

Sulmi i Iranit/ Përfundon mbledhja e kabineti të luftës izraelite, zëdhënësi i ushtrisë: Kemi miratuar plane operacionale sulmuese dhe mbrojtëse

Duke iu drejtuar mediave në anglisht, një zëdhënës i ushtrisë izraelite thotë se planet si për veprim sulmues ashtu edhe për mbrojtje janë autorizuar pas sulmit të mbrëmshëm nga Irani.

Kundëradmirali Daniel Hagari thotë: “Hamasi dhe Irani duan të ndezin Lindjen e Mesme dhe të përshkallëzojnë në rajon”, duke shtuar se IDF mbetet “në gatishmëri të lartë” dhe po “vlerëson situatën”.

Ai vazhdon: “Gjatë dy orëve të fundit kemi miratuar plane operacionale si për aksionin sulmues ashtu edhe atë mbrojtës.

Ne do të vazhdojmë të mbrojmë shtetin e Izraelit dhe së bashku me partnerët tanë do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjithë Lindjen e Mesme”.

Zëdhënësi i IDF nuk jep detaje të mëtejshme se cilat plane janë miratuar, por kjo pason një takim të kabinetit të luftës të Izraelit në dy orët e fundit.

Pamjet e para që tregojnë se si Izraeli i rrëzoi raketat e Iranit

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë publikuar pamjet që tregojnë aeroplanët luftarak të Forcave Ajrore izralite duke rrëzuar disa nga dronët dhe raketat lundruese të lëshuara nga Irani gjatë natës.

Bëhet e ditur se të gjithë dronët dhe raketat janë rrëzuar jashtë hapësirës ajrore të vendit nga Forcat Ajrore indiane (IAF) dhe aleatët e saj, duke përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Jordaninë dhe Francën.

Pamjet e shpërndara në rrjete sociale thuhet se tregojnë sistemin e mbrojtjes izraelite që ka aftësi të përgjojë dronët dhe raketat.

Ndryshe, Izraeli është sulmuar nga mbi 300 dronë dhe raketa që ia ndezën qiellin e natës.

Por, falë sistemit të avancuar të mbrojtjes, ai arriti të mbrohet nga sulmet dhe të parandalojë dëmet serioze në vend, gjë që i kushtoi shumë.

Siç e ka bërë të ditur gjenerali Reem Aminoach, këshilltar financiar i ish-shefit të shtabit të ID, mbrojtja nga sulmet e Iranit i kushtoi Izraelit 4-5 miliardë shekelë (mbi 1 miliard euro). 

​Turqia paralajmëron kundër përshkallëzimit rajonal pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit

Turqia paralajmëroi të dielën kundër një lufte të mundshme rajonale pas sulmit ajror të Iranit gjatë natës ndaj Izraelit, si hakmarrje për një sulm ajror të 1 prillit në objektin e saj diplomatik në kryeqytetin sirian që vrau disa komandantë ushtarakë.

"Ne kemi kujtuar të gjithë homologët tanë për paralajmërimet tona për një kohë të gjatë se lufta e Izraelit në Gaza mbart rrezikun e përhapjes dhe përshkallëzimit," tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

"Sulmi i Izraelit ndaj Ambasadës së Iranit në Damask, i cili ishte kundër ligjit ndërkombëtar, ka justifikuar shqetësimet tona. Hakmarrja e Iranit për këtë sulm dhe zhvillimet pasuese kanë treguar edhe një herë se ngjarjet mund të kthehen shpejt në një luftë rajonale", shtoi ministria.

Duke thënë se zyrtarët turq kanë zhvilluar bisedime me homologët e tyre iranianë dhe amerikanë për të bërë thirrje për moderim, ministria tha se Turqia "po përcjell qartë mesazhet tona tek zyrtarët iranianë dhe vendet perëndimore që kanë ndikim në Izrael, duke bërë thirrje për t'i dhënë fund përshkallëzimit".

"Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të parandaluar një proces që do të dëmtojë përgjithmonë stabilitetin e rajonit tonë dhe do të shkaktojë konflikte më të mëdha në nivel global," tha ministria, duke shtuar se presidenti Recep Tayyip Erdogan është "i informuar rregullisht" për zhvillimet e fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat