Big Ben do të heshtë në varrimin e Thatcherit

Bota

Big Ben do të heshtë në varrimin e Thatcherit

Më: 15 prill 2013 Në ora: 20:14

Ora e Big Benit, e cila është më e madhja në Londër dhe ndodhet përballë Parlamentit, do të jetë e heshtur gjatë varrimit të ish-kryeministres britanike, Margaret Thatcher.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Bercow, ka thënë se “ky është një gjest i duhur për të shpehur ndjenjat tona”.

“Besoj se përmes heshtjes mund të shprehet dinjiteti dhe respekti i thellë”, ka thënë Bercow.

Fëmjët e Thatcherit, Sir Mark dhe Carol Thatcher, kanë thënë se e vlerësojnë lart “këtë nder të madh”.

Tingëllima e Big Benit është njëri nga tingujt më të famshëm të Londrës.

Margaret Thatcher, që ndryshe njihet edhe si Zonja e Hekurt, do të varroset të mërkurën. Ajo ka ndërruar jetë më 8 prill, nga sulmi në tru.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat