Këshilli i Sigurimit nderon Thatcherin

Bota

Këshilli i Sigurimit nderon Thatcherin

Më: 17 prill 2013 Në ora: 19:31

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka nderuar ish-kryeministren e ndjerë britanike, Margaret Thatcher, me një minutë heshtje.

Përfaqësuesja e Argjentinës, e cila nuk është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, nuk ka marrë pjesë në nderimin e Zonjës së Hekurt, e cila, në vitin 1982, ka dërguar trupat britanike për të marrë kontrollin e Ishujve Falkland, pas pushtimit nga Argjentina.

Ministri i Jashtëm i Ruandës, vendit që aktualisht kryeson me Këshillin e Sigurimit, ka shprehur “ngushëllimet më të thella” për familjen Thatcher dhe popullin britanik, në emër të këtij organi të Kombeve të Bashkuara.

Nderime ka bërë edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.

Thatcher është varrosur sot në Londër me nderime të larta ushtarake.

Ajo ka ndërruar jetë më 8 prill nga sulmi në tru.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat