Urdhërohet arrestimi i Musharrafit

Bota

Urdhërohet arrestimi i Musharrafit

Më: 18 prill 2013 Në ora: 10:39

Një gjykatë në Pakistan ka urdhëruar arrestimin e ish-sunduesit ushtarak të vendit, Pervez Musharraf. Gjenerali i pensionuar ka qenë i pranishëm në Gjykatën e Lartë në Islamabad, por është larguar menjëherë pas leximit të aktvendimit.

Policia ka arritur në gjykatë, por ekipi i tij i sigurisë ka arritur ta largojë para se të kapej.

Dorëzania e Musharrafit është anuluar në rastin për shkarkimin e gjyqtarëve të lartë, në vitin 2007, gjatë sundimit të tij ushtarak.

Ai është kthyer në Pakistan muajin e kaluar, pas katër vjetësh në mërgim të vetimponuar, për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Para kthimit, Musharrafit i është dhënë garanci për mosarrestim në rastin që lidhet me vrasjen e ish-kryeministres Benazir Bhutto, më 2007, dhe të një udhëheqësi fisnor më 2006.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat