Boston: Në Watertown - të shtëna dhe eksplodime

Bota

Boston: Në Watertown - të shtëna dhe eksplodime

Më: 19 prill 2013 Në ora: 10:00

Policia ka arritur në një periferi të Bostonit për shkak të raporteve për të shtëna dhe eksplodime, pak kohë pas vrasjes së një oficeri të policisë në kompleksin e Institutit të Teknologjisë në Masaçusets.

Polici ishte vrarë mbrëmë vonë, në periudhën kur policia është në kërëkim masiv të të dyshuarve për sulmin në maratonën e Bostonit.

Fqinjët kanë raportuar se janë dëgjuar disa të shtëna me armë dhe eksplodime në Watertown, një lagje afër Institutit të Teknologjisë në Masaçusets (MIT), ku ishte vrarë polici.

Sipas stacionit televiziv ABC në Boston, së paku një i dyshuar për incidentin në Watertown, është i arrestuar.

Nuk është e qartë nëse aktivitetet e policisë në Watertown janë të ndërlidhura me të shtënat në MIT, ose në ndonjë mënyrë kanë ndërlidhje me kërkimet për të dyshuarit për sulmet në maratonën e Bostonit, me ç’rast ishin vrarë 3 vetë dhe plagosur më se 170 të tjerë.

Policia e Bostonit tha se në Watertown po ndodh një “incident aktiv” dhe ka kërkuar nga banorët që të mbeten brenda shtëpive dhe banesave të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat