Boston: I dyshuari në spital – nën masa të ashpra sigurie

Bota

Boston: I dyshuari në spital – nën masa të ashpra sigurie

Më: 21 prill 2013 Në ora: 10:33

I dyshuari për sulmet me bomba në maratonën e Baostonit në Shtetet e Bashkuara, Dzhokhar Tsarnaev, është në gjendje serioze shëndetësore dhe nën masa të ashpra të sigurisë, në një spital në Boston.

Të premten vonë, policia e nxorri 19 vjeçarin Tsarnaev, nga një barkë në një vend për parkim, afër vendbanimit Watertown.

Arrestimi i tij u bë në fund të një dite të tensionuar, që filloi me vrasjen e vëllaut të tij 26 vjeçar, Tamerlan Tsarnaev, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Aktualisht nuk është e qartë se me çfarë akuzash do të ngarkohet Dzhokhar Tsarnaev. Thuhet se ai është në gjendje serioze por stabile shëndetësore, megjithqë tash për tash ai është i paftë për të komunikuar.

Nga dy sulmet me bomba, ditën e hënë, në maratonën në Boston, u vranë tre vetë dhe u plagosën 176 të tjerë.

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se shumë pyetje lidhur me këtë sulm mbeten pa përgjigjje. Poashtu, nuk është e qartë nëse vëllezërve Tsarnaev, me kombësi çeçenë etnikë, u kishte ndihmuar edhe dikush tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat