7 sauditë në mesin e militantëve të vrarë në Jemen

Bota

7 sauditë në mesin e militantëve të vrarë në Jemen

Më: 10 gusht 2013 Në ora: 13:32

Zyrtarët në Jemen thonë se shtatë persona nga Arabia Saudite kanë qenë në mesin e militantëve të Al Kaidës, të vrarë në Jemen nga një valë e sulmeve të telekomanduara të SHBA-së.

Zyrtarët thonë se militantët janë duke kaluar gjithnjë e më shumë nga Arabia Saudite në Jemen, për të transportuar fonde të Al Kaidës ose për të kërkuar trajnim terrorist.

Jemeni ka qenë fokus i një alarmi global terrorist, i cili ka detyruar Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Gjermaninë të mbyllin përfaqësitë e tyre diplomatike më 4 gusht.

Që nga 27 korriku, sulmet e telekomanduara në jug të Jemenit dhe në provincat qendrore kanë vrarë 34 anëtarë të dyshuar të degës së Al Kaidës në Jemen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat