Egjipt: U shty procesi kundër Mubarakut

Bota

Egjipt: U shty procesi kundër Mubarakut

Më: 17 gusht 2013 Në ora: 14:01

Një gjykatë në Egjipt e ka shtyrë procesin e ripërtrirë të ish-presidentit Hosni Mubarak, deri më 25 të këtij muaji.

Këtë datë e ka shpallur gjyqtari kryesues, Mahmoud al-Rashid, pas një sesioni të shkurtër në një gjykatë në kryeqytetin Kajro.

Rritja e trazirave në Egjipt e ka penguar sjelljen e Mubarakut dhe të të akuzuarve të tjerë në gjykatë nga burgu.

Ish-lideri egjiptian është i akzuar për bashkëpjesëmarrje në vrasje të protestuesve gjatë trazirave në vitin 2011, që e detyruan Mubarakun të tërhiqet.

Mubaraku mbahet në burgun Tora jashtë Kajros.

Anëtarë të lartë të lëvizjes Vëllazëria Myslimane të presidentit të përmbysur nga ushtria, Muhammad Morsi, mbahen në po këtë burg, prej se ata u arrestuan, pas përmbysjes së Morsit më 3 Korrik të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat