Egjipt, 79 të vrarë, anulohen protestat e Vëllazërisë Myslimane

Bota

Egjipt, 79 të vrarë, anulohen protestat e Vëllazërisë Myslimane

Më: 18 gusht 2013 Në ora: 19:54

Në përleshjet ndërmjet forcave të sigurisë dhe ithtarëve të Vëllazërisë Myslimane anembanë Egjiptit janë vrarë 79 persona, kurse 549 të tjerë janë plagosur, njoftoi agjencia shtetërore egjiptiane e lajmeve MENA, duke iu referuar të dhënave qeveritare. Këto të dhëna kanë të bëjnë me ditën e shtunë, kurse që nga e mërkura numri i të vrarëve ka kaluar numrin 830.

Njoftohet po ashtu se organizata islamike ka anuluar disa manifestime protestuese të parapara për sot në Kajro për arsye të, siç thuhet, “shkaqeve të sigurisë”.

Duke iu referuar burimeve anonime të Vëllazërisë Myslimane, BBC transmetoi se të paktën dy protesta të tilla janë anuluar për arsye të “pranisë së snajperëve në ndërtesa nga ishte planifikuar të zhvillohej protesta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat