Parlamenti ukrainas e ka refuzuar mocionin e opozitës për votëbesim të qeverisë.
Mocioni mori 186 vota, nga 226 sa janë të nevojsme për të kaluar një kërkesë e tillë.
Opozita ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë pasi presidenti Viktor Yanukovich refuzoi të nënshkruaj javën e shkuar Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim me Bashkimin Evropian.
Ky vendim i presidentit ka nxit protesta masive në Ukrainë, që llogariten si më të mëdhatë që nga viti 2004, kur shpërtheu Revolucioni i Portokalltë.
Mijëra protestues që ishin grumbulluar para parlamentit ukrainas të martën, me të marr vesh se votëbesimi ka dështuar, kanë nisur të brohorisin “Turp” dhe “Revolucion”.
Para votimit në parlament, kryeministri i Ukrainës Mykola Azarov ka kërkuar publikisht falje për ndërhyrjen e dhunshme të policisë kundër protestuesve gjatë fundjavës.
Ai po ashtu ka premtuar se do të bëjë ndryshime në qeveri.
Opozita në anën tjetër, ka bërë thirrje për vazhdim të protestave.