Lavrov: Të huajt të mos përzihen në Ukrainë

Bota

Lavrov: Të huajt të mos përzihen në Ukrainë

Më: 4 dhjetor 2013 Në ora: 17:47

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u ka bërë thirrje të huajve që të mos ndërhyjnë në krizën politike në Ukrainë.

Lavrov, duke folur pas një takimi me ministrat e Jashtëm të NATO-s në Bruksel, ka thënë se nuk e kupton përse NATO-ja e sheh të nevojshme të dënojë autoritetet e Ukrainës për përdorimin e forcës së tepruar kundër protestuesve.

Në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës ka pasur protesta masive gjatë javës së kaluar, kundër vendimit të presidentit Viktor Yanukovych për të refuzuar nënshkrimin e një marrëveshjeje të asociimit me Bashkimin Evropian, e cila është kundërshtuar edhe nga Rusia.

Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, ka paralajmëruar opozitën që të ndalojë përshkallëzimin e tensioneve politike

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat