Në Ukrainë mbahet samiti i OSBE-së

Bota

Në Ukrainë mbahet samiti i OSBE-së

Më: 5 dhjetor 2013 Në ora: 12:01

Ukraina është duke mirëpritur një takim të diplomatëve të huaj, derisa vazhdojnë protestat kundër vendimit të qeverisë për të kundërshtuar nënshkrimin e një marrëveshjeje të asociimit me Bashkimin Evropian.

Disa mijëra protestues kanë mbetur në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, ndërsa të tjerë kanë vazhduar të rrethojnë ndërtesa të qeverisë.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit.

Kryeministri Mykola Azarov, duke folur në hapje të takimit ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ka thënë se "protestat janë zhvillim normal në një vend ku po zhvillohet demokracia".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat