Iraku rikthen “çerekun e territorit” nga IS-i

Bota

Iraku rikthen “çerekun e territorit” nga IS-i

Më: 14 prill 2015 Në ora: 14:42

Shteti Islamik ka humbur më shumë se çerekun e territorit të tij në Irak, prejse fushata ajrore e bombardimeve, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka nisur në muajin gusht.

Zëdhënësi i Pentagonit, Steve Warren, ka thënë se sulmet ajrore dhe forcat tokësore të Irakut u kanë shkaktuar dëme militantëve.

Shteti Islamik ka marrë pjesë të mëdha të territoreve në veri dhe perëndim të Irakut qershorin e kaluar.

Njoftimi për humbje vjen në prag të bisedimeve në Uashington midis kryeministrit të Irakut, Haider al-Abadi, dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat